Amarilda Prenga kundër motrës dhe dhëndrit: Loriku ka dy javë që mundohet të më bëjë presion!

Volejboll

Amarilda Prenga kundër motrës dhe dhëndrit: Loriku ka dy javë që mundohet të më bëjë presion!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:37
Amarilda Prenga

Pritet me kërshëri përballja mes Tiranës dhe Dritës nga Gjilani, në ndeshjen e gjysmëfinales së Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll (femrat).

Kampionja e Kosovës (sonte, 19.00) kërkon fitore në palestrën “Farie Hoti” në Tiranë. 

Ish volejbollistja më e mirë shqiptare, Amarilda Prenga, kryetrajnere e Tiranës, ka mobilizuar ekipin dhe synon fitore ndaj gjilanasve.

Image

Loriku e Adelajda, bashkëshortët

Amarilda e njeh në thelb Dritën, i di pikat e forta dhe të dobëta të tyre.

Një ndeshje emocionuese, për faktin se Amarilda do të përballet me motrën e saj Adelajda, e cila luan për Dritën dhe kundër dhëndrit Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës. 

Loriku është në presion të madh, sfidohet nga balldyska dhe nuk mund ta durojë humbjen nga ajo! 

Amarilda tha për gazetën “Kombëtare “Bota sot”, se janë mirë të përgatitura. 

Sa jeni të përgatitur dhe a jeni në presion të motrës?

“Po ne përgatitemi për çdo ndeshje të radhës.

Në fakt është Loriku që ka dy javë që mundohet të më bëjë presion, do të mundi, do të mundi.

Nuk ka vend për presion lidhje me mua.

Presion kam ditët e stërvitjes, përgatitja e lojtareve që kam.

Ndeshjen e kemi festë. Aty shikojmë ku jemi.

Dritën e njoh po edhe jo pasi ka lojtare të reja.

Di që nuk dorëzohen kurrë dhe kanë një bosht të fortë Ada dhe Loriku që i dua edhe vlerësoj shumë”, thotë Amarilda Prenga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat