Fer Volley është i vetmi ekip nga Kosova që triumfoi! Ibrahimi: Sfidën tjetër na pret luftë e madhe

Volejboll

Fer Volley është i vetmi ekip nga Kosova që triumfoi! Ibrahimi: Sfidën tjetër na pret luftë e madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 13:46
Fer Volley është i vetmi ekip nga Kosova që triumfoi! Ibrahimi: Sfidën tjetër na pret luftë e madhe

Fer Volley është i vetmi ekip nga Kosova që triumfoi në Ligën "Gjergj Kastrioti".

Fer Volley nga Ferizaj ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës “Gjergj Kastriotit” në volejboll.

Vashat ferizajase me një lojë brilante e mposhtën me rezultat 3:2 ekipin e Skënderbeut nga Korça.
Fitore që iu jep motiv shtesë për takimin e dytë por edhe janë edhe më të qetë për faktin se janë në epërsi të serisë së fitores (1:0).

Kryetrajneri i Fer Volley-t, Edon Ibrahimi, merr frymë më lirshëm dhe shpreson se për sfidën në Korçë do të janë edhe më të kompletuar, me synim që të përsërisin lojën sikur në palestrën “Bill Clinton”. 

Ibrahimi i ka pa edhe pikat më të forta të rivales, e cila do t’i shërbejë si armë e fortë e tij për t’i amortizuar në takimin e radhës.

Fer Volley i duhet edhe një fitore dhe të marshojë në finalen e madhe. Kryetrajneri ferizajas e ka të qartë se sa vështirë do të jetë në Korçë, por sipas tij, me një lojë të disiplinuar e të mirë do të arrijnë qëllimin.  

Ibrahimi është i frymëzuar për fitoren e madhe dhe i falënderon vashat për angazhim, drejtuesit e klubit dhe tifozët që i mbështeten.

“Bota sot”: Fer Volley ruajti nderin e ekipeve të Kosovës në Ligën “Gjergj Kastrioti”, triumfoi në takimin e parë ndaj Skënderbeut, sa ishte vështirë?
Edon Ibrahimi:
Kundërshtari e bëri shumë të vështirë për ne, shto kësaj faktin se ne akoma nuk jemi ne fazën më të mirë ku edhe po përballemi me lëndime të lojtareve kryesore, andaj duke marr parasysh të gjitha problemet unë besoj se ja dolëm me sukses.

“Bota sot”: Çka e veçojë ekipin tuaj ndaj rivalit?
Edon Ibrahimi:
Unë besojë se ajo çka vendosi takimin ishte lufta e madhe që këto vajza bënë mbrëmë, në sakrifikuam më shumë mbrëmë. Por gjithsesi kundërshtari ka meritat e veta për këtë takim andaj dua t’i përgëzoj për paraqitjen.

“Bota sot”: Fer Volley është në epërsi në seri të fitoreve (1:0), i duhet edhe një fitore e të kualifikohet në finale, si e sheh sfidën tjetër në Korçë?

Edon Ibrahimi: Mendoj se kjo ndeshje ka hapësirë të madhe për analizë dhe ne shpresojmë se deri në ndeshjen e radhës ekipi të rikuperohet plotësisht nga lëndimet. 

Sfidën e ardhshme pres po të njëjtën luftë nga të dyja palët.

“Bota sot”: Çka e dallon ekipin tuaj me ekipin shqiptar?
Edon Ibrahimi:
Unë mendoj se ne jemi në nivel të barabartë me kundërshtarin, disa elemente ne qëndrojmë më lart disa Skënderbeu, andaj besoj se jemi ekipe të ngjashme.

“Bota sot”: Kjo ndeshje a është edhe një tregues i mirë për volejbollistet tuaja se nga vije rreziku prej rivales për sfidën e radhës dhe çfarë iu mungojë mbrëmë?
Edon Ibrahimi:
Padyshim se për sfidën e radhës ne kemi një pasqyrë shumë të mirë dhe besoj me stafin ne do të përgatisim një plan të mirë në këtë ndeshje nga ku patjetër dua të falënderoj edhe miku tim Blend Haxhikadria i cili po na ndihmon shumë rreth analizave te ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat