Skënderbeu ende i pamposhtur në kampionat

Volejboll

Skënderbeu ende i pamposhtur në kampionat

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:11
Skënderbeu ende i pamposhtur në kampionat

Është mbyllur java e 10-të e Superligës në volejboll për femra.

Ekipi i Skënderbeut mbetet i pamposhtur në kampionat, pas fitores 3-0 që korçaret arritën ndaj Vllaznisë në Korçë. Ndeshje e dominuar nga vajzat e Skënderbeut, që patën epërsi në të trija setet (25-19, 25-16, 25-15).  Falë këtij triumfi, korçaret ruajnë epërsinë prej 6 pikësh ndaj Tiranës.

Bardheblutë fituan sot 3-0 ndaj Apolonisë jashtë fushe (25-14, 25-6, 25-9), një ndeshje që u kthye në një stërvitore për vajzat kryeqytetase. Fieraket nuk arritën të rivalizojnë, duke qëndruar në vendet e fundit të renditje, ndërsa Tirana konsolidon vendin e dytë në renditje.

Superliga-Femra, java e 10-të

Lushnja – Partizani, 0-3

Flamurtari – Barleti Volley, 0-3

Skënderbeu – Vllaznia, 3-0

Apolonia – Tirana, 0-3

Renditja: Skënderbeu 30 pikë, Tirana 24 pikë, Barleti Volley 21 pikë, Vllaznia 17 pikë, Partizani 16 pikë, Lushnja 6 pikë, Apolonia 6 pikë, Flamurtari 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat