Gjinovci: Shpejt do të transformohemi dhe do të jem pjesë e nivelit Evropian

Volejboll

Gjinovci: Shpejt do të transformohemi dhe do të jem pjesë e nivelit Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:51
Gjinovci: Shpejt do të transformohemi dhe do të jem pjesë e nivelit Evropian

Volejbolli po shkon në mënyrën më të mirë dhe po synon që të rritet edhe në nivelin evropian! 

Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka disa objektiva para vetes, por në radhë të parë fokusin e ka se si të organizojë kualifikueset e Kampionatit Evropian U-19 për femra dhe U-22 për meshkuj, që do të mbahen në Kosovë.   

Gjinovci thotë se volejbolli po frymon ndryshe dhe beson e shpreson se shumë shpejt do të jetë në nivelet e merituara evropiane. 

 “Volejbolli sot po frymon më ndryshe.

Për çdo dite po i shohim nga afër gjeneratat e reja që janë duke ardhur dhe këtyre gjeneratave tani do t’i bashkohen disa emra që tani do të jenë pjesë e Kombëtares tonë, qe kanë luajtur dhe po luajnë në shtete të ndryshme.

Besoj që shumë shpejt do të transformohemi dhe do të jem pjesë e nivelit Evropian”, - thotë Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat