Bardhi: Fitoret nuk janë befasi 

Volejboll

Bardhi: Fitoret nuk janë befasi 

Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:48
Bardhi: Fitoret nuk janë befasi 

Milot Bardhi, trajneri i Pejës, është i kënaqur me lojtarët e tij, të cilët me lojën që treguan mposhtën si mysafir me 3:0 Lubotenin, në kuadër të javës së pestë në Superligën A në volejboll, meshkujt

"Ndaj Lubotenit është fitorja e gjashtë me radhë. Lojë e fortë, dua të theksoj se jam i kënaqur  për lojtarët por edhe nga shtabi teknik po bëhet një punë e shkëlqyer!

"Sa i përket pikëve, punës së bërë dhe lojës, dua të theksoj se jemi duke bërë maksimumin dhe lojtarët, në çdo ndeshje, futen në lojë për të fituar.

"Përvoja ime si ish-lojtar dhe tash si trajner përcjellet vazhdimisht te ekipi që me stërvitje, disiplinë dhe duke japur maksimumin kemi edhe rezultate dhe ngritje të nivelit të lojës.

"Fitoret nuk janë befasi. Ka ndryshuar shumë mënyra organizimit dhe e lojës dhe do të jemi njejtë në  vazhdimësi", tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat