Fer Volley triumfon në përballje me Fushë Kosovën

Volejboll

Fer Volley triumfon në përballje me Fushë Kosovën

Nga: K.G. Më: 15 mars 2022 Në ora: 21:57
Fer Volley triumfon në përballje me Fushë Kosovën

Volejbollistet e Fer Volley nga Ferizaj, shënuan fitore të madhe në udhëtim me rezultat 3:0 (25:23, 25:17, 25:11) ndaj Fushë Kosovës. 

Vetëm seti i  parë u karakterizua me rivalitet dhe i paqartë deri në fund, ku vashat ferizajase triumfojnë me 25:23. 

Në dy setet tjera, mysafiret treguan lojë bindshëm më të mirë, duke fituar pa ndonjë problem. 
Trajneri i Fer Volley, Edon Ibrahimi, i gëzohet kësaj fitore në kuadër të javës së 6-të të Superligës së Kosovës.   

“Fer Volley shënon fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj një ekipi shumë të papërshtatshëm si Fushë Kosova.
Pas 1 muaji më në fund kompletohet VI - e parë.

Ndeshja u nisë me formacionin më të mirë ku rikthehet pas 1 muaji Kayla Williams .

Ndeshje e kontrolluar nga fillimi ku vetëm në setin e parë edhe pse ekipi kishte epërsi 19:13 arriti ta mbyll takimin me rezultat të ngushtë 25:23, kurse dy setet pas ardhëse ekipi tregoi vendosmëri nga fillimi deri në fund duke fituar bindshëm.

Gjithsesi urojmë kundërshtarin për organizimin dhe paraqitjen, suksese në vazhdim të kampionatit”, shkruan në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat