Kosova luan dy miqësore para sfidave të mëdha

Volejboll

Kosova luan dy miqësore para sfidave të mëdha

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:29
Kosova luan dy miqësore para sfidave të mëdha

Kosova U-19 po përgatitet për sfidat e mëdha, me synime që të dalin sa më mirë. 

Vashat e reja janë të vetëdijshme për grupin 1 në kualifikueset për Kampionatin Evropian U-19, të cilat përballen me Hungarinë, Estoninë dhe Turqinë.

“Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, zhvillon dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë U19, në fundjavë.

Vashat 'Dardane' i luajnë këto dy përballje në Istog - ku po qëndrojnë tash e disa ditë në kampin stërvitor të organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës - si parapërgatitje, para ndeshjeve kompetitive që i presin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19, në Grupin 1. 

Kujtojmë se ndeshjet e këtij grupi, ku bëjnë pjesë edhe Estonia, Hungaria dhe Turqia, luhen në Prishtinë, mes datave 8-10 prill”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat