Shkëndija nuk ia doli me Srumicën

Volejboll

Shkëndija nuk ia doli me Srumicën

Nga: K. Goca Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:41
Shkëndija nuk ia doli me Srumicën

Volejbollistët e skuadrës shqiptare, Shkëndija nga Tetova, nuk ia dolën në përballje me Strumicën, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut (meshkujt).

Strumica ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj kuqezinjve. 

Skuadra nga Strumica luajti me përqendrim maksimal në të tre setet dhe në asnjë moment nuk i dha mundësinë Shkëndijes që  të shpresonte në një befasi. Tetovarët në dy setet e para fituan 18 pikë, ndërsa në të tretin nuk e kaluan kufirin prej 12.

Strumica në finalen e së dielës do të tentojë të arrijë trofeun e tetë të kupës në dekadën e fundit.

Shkëndija- Strumica 0:3 (18:25, 18:25, 12:25)

Shkëndija: Jelashkoviq, Semi, Osmani, G. Vela, Abazi, I. Vela. Zenoviq, Hamza, Kadriu, Baftijari, Andonov, Medenica.

Strumica: Grchev, Richliev, Mihailov, Ben Taleb, Nakov, Meireles, V. Milev, Zlobin, J. Milev, Grkovski, Magleshev, Trajkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat