Prishtina siguron plasmanin në Superligën B

Volejboll

Prishtina siguron plasmanin në Superligën B

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:25
Prishtina siguron plasmanin në Superligën B

Prishtina shpallet kampione e Ligës së Parë dhe siguron plasmanin në Superligën B.

Ekipi kryeqytetas, meshkujt, mposhtën në palestrën e sapo ndërtuar dhe në praninë e mbi 800 shikuesve, Kaçanikun, në xhiron e fundit të kampionatit për të siguruar vendin e parë, njëkohësisht pozitë që i siguron plasmanin në Superligën B nga edicioni i ardhshëm.

Prishtina grumbulloi 35 pikë në vendin e parë pas 15 xhirove të zhvilluara, e përcjellur nga Vjosa me 33 pikë në të dytin.

Medaljet për volejbollistët e Prishtinës i ndanë anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Xhafaj dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.

FVK përgëzon Prishtinën për suksesin dhe i uron suksese në Superligën B, sezonin e ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat