Ish - volejbollistja e njohur vdiq në moshën 35-vjeçare

Volejboll

Ish - volejbollistja e njohur vdiq në moshën 35-vjeçare

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2026 Në ora: 14:04
Stefania Corna

Bota e volejbollit është në zi.

Ish-volejbollistja italiane Stefania Corna ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë me të cilën ishte përballur me kurajë.

Corna, e cila luante në rolin e pasuese, e nisi karrierën në klubin e njohur Foppapedretti Bergamo.

Në sezonin 2011/12, ajo siguroi ngjitjen në Serinë A1 me ekipin Giaveno, pas së cilës u transferua te Pomi Casalmaggiore.

Gjatë karrierës së saj ajo luajti gjithashtu për Montichiari dhe Scandicci, ndërsa pati edhe aventura jashtë Italisë, te Kanti Schaffhausen në Zvicër dhe Carthage në Tunizi.

Pas kthimit në Itali, ajo luajti me sukses të madh për Malie dhe më pas për Cutrofiano, me të cilin siguroi ngjitjen në Serinë A2.

Me ekipin Costa Volpino, Corna fitoi kampionatin e Serisë B1 në sezonin 2022/23.

Karrierën si volejbolliste e përfundoi në sezonin 2023/24, te Blu Volley Pesaro.

Pas tërheqjes nga volejbolli, Stefania iu përkushtua një tjetër pasioni të madh, gjuhëve të huaja dhe punoi si profesoreshë e gjuhës angleze.

FIPAV konfirmon se Stefania Corna ndërroi jetë sot, pas një sëmundjeje të gjatë.

“Ajo ishte pasuese nga Bergamo dhe u formua te Foppapedretti Bergamo. Gjatë karrierës luajti në disa ekipe të Serisë A, përfshirë: Milani, Parma, Pavia, Giaveno, Casalmaggiore, Montichiari, Scandicci.

Një nga arritjet më të rëndësishme të saj ishte me kombëtaren italiane U21/juniorë, Corna fitoi dy tituj evropianë, në 2006 dhe 2008.

Corna bëri debutimin me kombëtaren seniore të Italisë më 7 qershor 2011, në Montreux Volley Masters, në ndeshjen Itali–Kubë, e cila përfundoi 1:3.

Federata thekson se Presidenti Giuseppe Manfredi, dy zëvendëspresidentët, sekretari i përgjithshëm, Këshilli Federal dhe e gjithë FIPAV i shprehin ngushëllimet familjes së saj.

Ceremonia mortore do të zhvillohet më 9 tetor, ora 10:00”, ka njoftuar FIPAV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat