Akti i parë i finaleve të Play-OFF në Superligë

Volejboll

Akti i parë i finaleve të Play-OFF në Superligë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 13:53
Akti i parë i finaleve të Play-OFF në Superligë

Akti i parë i finaleve të Play-OFF në Superligën e vajzave në volejboll, risjell duelin mes kampionit në fuqi Dritës dhe skuadrës ferizajase Fer Volley.

Në “përsëritjen” e finales së Kupës, ku triumfoi Drita, ballafaqimet e serisë së Play-OFF pritet të jenë interesante dhe me rivalitet të madh.

Ndeshja e parë e finales së Play-OFF luhet të shtunën në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, me fillim nga ora 20:30.

Duelet mes KV Peja dhe KV Luboteni nga Ferizaj, do të vijnë drejtpërdrejt në transmetuesin publik. Seria e finaleve fillon të dielën, me finalen e parë që është në program nga ora 20:30.

KV Peja pas triumfit në Kupën e Kosovës, dëshiron edhe sivjet ta mbrojë fronin në garat kampionale, që të fitojë dy trofetë e sezonit. Ndeshja e së dielës, transmetohet drejtpërdrejt në RTK1.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat