KV Klina shpallet kampione në Ligën e Parë

Volejboll

KV Klina shpallet kampione në Ligën e Parë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 00:03
KV Klina shpallet kampione në Ligën e Parë (perëndim), femrat

KV Klina shpallet kampione në Ligën e Parë (perëndim), femrat, dhe inkuadrohet në Superligën B nga edicioni i ardhshëm.

Klina u shpall kampione si ekipi me më së shumti pikë, 37 (aq sa pati edhe Peja) pas 17 xhirove të zhvilluara në kampionatin respektiv.

Vashat klinase u dekoruan për suksesin së fundmi nga akterë të rëndësishëm sportiv e institucional.

Medaljet për kampionet i ndanë drejtoresha e sportit në Klinë, Fatjona Gashi, anëtari i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Abedin Mehani, dhe komesari i garave, Ardian Ibraj.

Ndërsa Kupën për kapitenën, Klaudia Gojani, e ndau sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi.

FVK uron Klinën për suksesin në Ligën e Parë dhe i uron fat në garat e Superligës B nga sezoni i ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat