Vëllaznimi kampion i grupmoshës U18

Volejboll

Vëllaznimi kampion i grupmoshës U18

Më: 16 maj 2022 Në ora: 00:06
Vëllaznimi kampion i grupmoshës U18, meshkujt.

KV 'Vëllaznimi' është shpallur kampion i grupmoshës nën 18-vjeç, në konkurrencën e meshkujve, pasi mposhti në finale Dritën me rezultat 1-3, në Banjë të Malishevës.

Drita e filloi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë me rezultat të ngushtë, 25-22. Mirëpo, Vëllaznimi u konsolidua në vazhdim duke treguar forcën e vërtetë të kampionit.

Gjakovarët fituan setin e dytë me rezultat të thellë 14-25, teksa në të dytin 'Intelektualët' treguan rezistencë paksa më të fortë por ishin të pafuqishëm të parandalojnë humbjen 19-25.

Edhe në setin e tretë, Vëllaznimi tregoi superioritet duke fituar 18-25, për të siguruar titullin kampion pas një fitoreje 1-3 në sete.

Për të ardhur deri këtu, Vëllaznimi në gjysmëfinale kishte mposhtur Lubotenin me rezultat 2-0, ndërsa Drita u tregua e fortë për Skenderbeun, të cilën e mposhti me rezultat 2-1.

Gjakovarët kështu kurorëzuan një sezon gjatë të cilit impresionuan me paraqitje fantastike javë pas jave, derisa treguan formë të lartë në garat e kësaj grupmoshe përgjatë tërë fushatës.

Medaljet për të dy ekipet u ndanë nga anëtari i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Abedin Mehani dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj, ndërsa Kupa u dhurua nga Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi.

FVK uron KV 'Vëllaznimin' për titullin, dhe finalistin KV 'Drita' për sportivitetin e treguar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat