Ademi flet për gjendjen e KV Prishtina F: Kemi pasur probleme!

Volejboll

Ademi flet për gjendjen e KV Prishtina F: Kemi pasur probleme!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:05
Ademi flet për gjendjen e KV Prishtina F: Kemi pasur probleme!

Prishtina F, klubi më i vjetër në kryeqytet në volejbollin e femrave, është ballafaquar dhe po ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme.

Ekipi garon në Superligën B të Kosovën.

Fejzullah Ademi, sekretar i klubi tregon për peripecitë që u ballafaqua klubi në të kaluarën dhe ku gjendet tani.  

“Gjendja në klubin Prishtina-F , është jo e mirë, edicionin e fundit kemi pasur problem material dhe kadrovike, pandemia e ka bërë të veten dhe kemi pasura problem me lëndime të lojtareve të formacionit bazë (5 lojtare të lënduar) gjatë edicionit të fundit si dhe mungesa e mjeteve financiare ka ndikuar ne largimin edhe të lojtareve.

KV Prishtina –F , është duke u munduar të rikuperohet për edicionin e ri, na është premtuar ndihma nga drejtoria për Kulture dhe Rini të KK Prishtina.

Natyrisht se klubi është duke bërë përpjekje për sigurimin e sponzorëve pa të cilët është vështirë me arritur rezultate të dëshiruara”, thotë Ademi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat