Tirana përgatitet për kampionatit dhe Europën

Volejboll

Tirana përgatitet për kampionatit dhe Europën

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 11:59
Tirana

Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj, kampione e Shqipërisë, ka rinovuar kontratën me lojtarin argjentinas Gonzalo La  Pera.

30-vjeçari, i ardhur të bardheblutë sezonin e kaluar, ka qenë një ndër më të mirët në parket, duke ndihmuar Tiranën të rikthehej te titulli kampion.

Për pasojë, klubi kryeqytetas i ka rinovuar kontratën, pasi e konsideron La Pera një lojtar të rëndësishëm për sezonin e ri, ku Tirana do të luajë edhe në kupat e Europës (Challenge Cup). Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Arben Sako.

“Gonzalo La Pera do të vazhdojë karierën e tij edhe për një tjeter sezon me Tiranën, Rinovimi i kontratës me një nga lojtarët më të spikatur të sezonit që lam pas vjen si rrjedhojë e objektivave të Tiranës për të ndërtuar një cikël të pandalshëm fitues pas sezonit 2021/2022 ku djemtë bardheblu dominuan parketin në të gjitha kompeticionet”, thuhet në komunikatën e klubit bardheblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat