Melka: Me mungesa, por jemi gati

Volejboll

Melka: Me mungesa, por jemi gati

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 13:36
Melka: Me mungesa, por jemi gati

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj do të debutojë ditën e mërkurë (më 3 gusht) në eliminatoret e Europianit për të rritur. Një event i rëndësishëm për kombëtaren kuqezi, e pozicionuar në Gurpin G bashkë me Zvicrën, Rumaninë e Bosnjë-Herzegovinën.

Sfida e parë do të luhet në Rumani, një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë, që në këtë event paraqiten me disa mungesa. “Kemi disa probleme në formacion krahasuar me eventin e Ligës së Argjendtë të dy muajve më parë, pasi do të mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm”, u shpreh trajneri Jani Melka për mediat.

“Në këtë event të rëndësishëm siç është Europiani, ne do të përpiqemi të marrim më të mirën që kjo kombëtare dha në eventin e Ligës së Argjendtë. Gjatë këtyre dy javëve që kemi zhvilluar stërvitje, ne jemi përpjekur që të japim më të mirën, për të qenë gati për Europianin”, tha Melka.

Ndeshjet do të luhen me system vajtje-ardhje. “Ne do të mundohemi të marrim më të mirën e mundshme nga ky grup dhe ky event. Grupi është i fortë dhe ne i njohim dy prej këtyre skuadrave, Rumaninë dhe Bosnjën, pasi kemi luajtur ndaj tyre. Kemi info edhe për Zvicrën, ndaj të shohim se deri ku mund të shkojmë”, tha Melka.

Kalendari i kombëtares

3 gusht, Rumani – Shqipëri (17:00)

7 gusht, Shqipëri – Bosnjë/Herzegovinë (19:00)

10 gusht, Zvicër – Shqipëri (19:30)

13 gusht, Shqipëri – Zvicër (19:00)

17 gusht, Bosnjë/Herzegovinë – Shqipëri (20:00)

20 gusht, Shqipëri – Rumani (19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat