Kosova U19 gati për ndeshjen e dytë

Volejboll

Kosova U19 gati për ndeshjen e dytë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 16:10
Kosova U19 gati për ndeshjen e dytë

Kosova U19 gati për ndeshjen e dytë në turneun memorial në Maqedoni të Veriut!

Kombëtarja U19, femrat, e Kosovës sot, me fillim nga ora 17:30, do të zhvillojë ndeshjen e dytë të turneut memorial ndërkombëtar, "Branko Hadzi Iljoski - Cakaja", në Krushevë, kundër Kombëtares seniore të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se vashat e Lorik Ilazit ditën e djeshme, e enjte, zhvilluan një ndeshje kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këto përballje po konsiderohen si mundësi e mirë nga trajneri Lorik Ilazi për të kuptuar më shumë rreth formës së ekipit, para sfidës së vërtetë në Kampionatin Ballkanik, mes datave 10-14 gusht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat