Bosnja hakmerret dhe fiton ndaj kuqezinjve në Europian

Volejboll

Bosnja hakmerret dhe fiton ndaj kuqezinjve në Europian

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:50
Bosnja hakmerret dhe fiton ndaj kuqezinjve në Europian

Pas fitores 3-2 më përmbysje një ditë në parë ndaj Bosnjës, këtë herë mrekullia nuk ndodhi. Kombëtarja e meshkujve në volejboll sot u mund 3-1 nga rivalët boshnjakë, në ndeshjen e dytë që dy ekipet luajtën mes tyre në “Feti Borova”.

Sfida ishte e vlefshme për Grupin G të eliminatoreve të Kampionatit Europian, ku bëjnë pjesë edhe Zvicra e Rumania (helvetët fituan 3-2 ndaj ballkanasve). Pas tri ndeshjeve të luajtura deri më tani, Shqipëria ka një fitore dhe dy humbje, duke mbyllur grupin me 2 pikë.

Ashtu si ndeshja e djeshme, edhe sot Bosnja dominoi në fushë në dy setet e para, të cilat i fitoi me shifrat e njëjta 25-18. Dhe, ashtu si dje, Shqipëria e trajnerit Jani Melka “ringjallet” dhe nis të rikuperojë, duke fituar 25-21 setin e tretë.

Gjithsesi, këtë herë mrekullia dhe përmbysja nuk ndodh, madje disa dëmtime të tjera dëmtojnë  edhe më shumë kombëtaren, që nuk ka më të njëjtën forcë. Boshnjakët dominojnë sërish dhe fiton 25-15 setin e katërt, duke e merituar fitoren dhe ngjiten në kuotën e 4 pikëve në grup.

Kalendari i kombëtares

3 gusht, Rumani – Shqipëri, 3-0

6 gusht, Bosnjë/Herzegovinë – Shqipëri, 2-3

7 gusht, Shqipëri – Bosnjë/Herzegovinë, 1-3

10 gusht, Zvicër – Shqipëri (19:30)

13 gusht, Shqipëri – Zvicër (19:00)

20 gusht, Shqipëri – Rumani (19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat