Kosova U19 sot luan ndeshjen e fundit të grupit

Volejboll

Kosova U19 sot luan ndeshjen e fundit të grupit

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 13:53
Kosova U19 sot luan ndeshjen e fundit të grupit

Kosova U19 sot luan ndeshjen e fundit të grupit në Kampionatin Ballkanik, kundër Bullgarisë!

Kombëtarja U19, femrat, e Kosovës, sot, e premte, zhvillon përballjen e fundit në kuadër të Grupit A, kundër Kombëtares së Bullgarisë, në Mioveni të Rumanisë, ku po zhvillohet ky kompeticion.

"Dardanet" në këtë takim futen pas dy ndeshjeve kundër rivalëve të fortë në këtë grup, Rumanisë dhe Turqisë, me vashat e Lorik Ilazit që kanë shansin e fundit të nxjerrin rezultat pozitiv.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 14:00 sipas kohës tonë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat