Krerët e FVK-së vizitojnë kampin e Kosovës U20

Volejboll

Krerët e FVK-së vizitojnë kampin e Kosovës U20

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 21:40
Krerët e FVK-së vizitojnë kampin e Kosovës U20

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe figura që ka dhënë kontribut të madh për ngritjen e volejbollit në qytetin e Gjakovës, Asllan Nimani, i cili ka qenë edhe anëtar i bordit të FVK-së në të kaluarën, vizituan sot kampin përgatitor të Kombëtares së Kosovës U20, në Gjakovë.

"Dardanët" e rinj, të udhëhequr nga trajneri Blendi Haxhikadrija dhe stafi i tij, i janë nënshtruar një kampi intensiv stërvitor, para Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe që zhvillohet në Shqipëri, mes datave 6-10 shtator.

Presidenti Gjinovci, sekretari Nikqi dhe Nimani nga afër përcollën mbarëvajtjen e përgatitjeve në kamp, derisa bashkëbiseduan me stafin teknik rreth nivelit kualitativ dhe atmosferës aktuale në ekip.

Gjinovci, Nikqi dhe Nimani u ndan të kënaqur me atë që panë gjatë qëndrimit në kamp, derisa i uruan fat dhe përfaqësim sa më dinjitoz ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat