Kosova U18 e mbyll fazën e grupeve me ndeshjen kundër Turqisë!

Volejboll

Kosova U18 e mbyll fazën e grupeve me ndeshjen kundër Turqisë!

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 19:26
Kosova U18 e mbyll fazën e grupeve me ndeshjen kundër Turqisë!

Kosova U18, meshkujt, mbyll fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, me ndeshjen kundër Turqisë!

Ekipi i Kosovës U18, meshkujt, Erit Bajrami/Gani Rexhepi i ka dhënë fund aventurës në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian në Beach Volley, në Lutraki të Greqisë, me ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit C, kundër dyshes së fortë turke Tur/Alexey Atilla.

Djelmoshat e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, pësuan disfatë me rezultat 2-0, në këtë takim, pasi fillimisht ishte përballur me kundërshtarë tejet të fortë si Italia dhe Ukraina, nga të cilat kishin pësuar humbje me rezultat po ashtu 2-0.

Tash, dyshja pret shortin për të kuptuar kundërshtarin për njërën prej pozitave më të ulëta të këtij Evropiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat