Vendimet e bordit të FVK-së nga mbledhja e fundit

Volejboll

Vendimet e bordit të FVK-së nga mbledhja e fundit

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:10
Vendimet e bordit të FVK-së nga mbledhja e fundit

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, me datë 20.09.2022, ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën, ndër të tjera, mori këto vendime:

Aprovoi raportin e pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik U19, femrat.

Aprovoi raportin e pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik U20, meshkujt.

Aprovoi raportin e pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian të Beach Volley U18.

Aprovoi raportin e turneut të Beach Volley Mix.

Aprovoi raportin e Festivalit për Fëmijë.

Aprovoi raportin e Seminarit të Trajnerëve të Shkollave të Volejbollit.

Aprovoi në parim raportin e Afatit Kalimtar.

Aprovoi propozicionet e garave 2022/23..

Aprovoi Kalendarin e Garave 2022/23..

Aprovoi Raportin Financiar (Aneks Memorandum dhe TM2)..

Emëroi Komisionin për Akte Normative në përbërje: Isuf Jahmurataj, Fadul Luta dhe Visar Alimehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat