Volejbolli me probleme, Luboteni Junior tërhiqet nga garat

Volejboll

Volejbolli me probleme, Luboteni Junior tërhiqet nga garat

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 tetor 2022 Në ora: 13:14
Pamje nga një ndeshje

Nuk kanë të sosur problemet në volejboll, tani klubi Luboteni Junior nga Ferizaj, paralajmëron tërheqjen nga garat!

Nuk ka rehati në sportin skofiar, të largohet një ekip nga garat është edhe një varfërim për këtë sport, që ka rënie në cilësi po ashtu edhe shikueshmëri.

 “Për shkak të dënimeve që ka marrë bordi FVK për ekipet e Superliga B që të kenë ekipet e U18 dhe dënimeve nëse nuk luajnë me U18 është 500 euro dhe - 4 pikë, ekipi Luboteni Junior anëtare i Superliga B do te ndërpresë aktivitetet pran FVK për sezonin 2022-2023.

Ju kujtojmë se vitin e kaluar Luboteni junior ishte kampion i ligës parë.

Edhe ndarja ekipeve Superliga B është bërë e padrejtë, Kaçaniku e Luboteni junior duhet të shkojnë të luajnë në Podujevë në vend se të luajnë në Prishtinë por Prishtinën e kanë dërgu në grupin tjetër.

Kështu për të mos bërë shpenzime të panevojshme kemi vendosur të largohemi nga garat për vitin 2022/2023.

Kemi paralajmëru FVK se ndarja jo e drejtë në grupe dhe futja e U18 në Superliga B që nuk ka qenë vitin e kaluar do të na pamundësoj garat por nuk kemi hasur në mirëkuptim”, tha një burim brenda klubit ferizajas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat