Superliga A vazhdon këtë fundjavë

Volejboll

Superliga A vazhdon këtë fundjavë

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:45
Superliga A vazhdon këtë fundjavë

Superliga A vazhdon këtë fundjavë me xhiron e dytë, e cila do të përcillet me superndeshje, derisa të tri takimet në konkurrencën e meshkujve nuk duhet humbur.

G. E Theranda dhe Peja ndeshen në përballjen interesante, pasi të dy këto ekipe realizuan fitore në xhiron e parë kundër Dritës respektivisht Lubotenit.

Në takimin tjetër përballen dy ekipet humbëse në xhiron e parë, Ferizaj dhe Luboteni, të cilat do të luftojnë për fitoren e parë.

Në takimin e fundit, Drita pret Skenderbeun, pas disfatës së ngushtë nga G.E Theranda në javën e parë me rezultat 3-2. Në anën tjetër, Skenderbeu regjistroi një fitore me shumë mund kundër Ferizajt xhiron e fundit, me rezultat 3-2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat