Partizani pëson ndalesën e parë në kampionat

Volejboll

Partizani pëson ndalesën e parë në kampionat

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:01
Partizani

Tirana fitoi 3:1 ndaj Partizanit në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Superligës në volejboll për meshkuj,

sfidë e luajtur në “Fahrie Hoti”. Kjo ishte ndalesa e parë në kampionat për të kuqtë, që tashmë ndajnë kreun pikërisht me bardheblutë.

Tirana fitoi 25-19 setin e parë, por shpejt vjen replika e Partizanit, që fitoi 25-21 setin e dytë. Vendimtar për fatet e kësaj sfide seti i tretë, që fitohet 25-23 nga bardheblutë, që më pas e kanë më të lehtë, duke fituar 25-17 edhe setin e katërt.

Jashtë fushe fiton Erzeni, që mundi 3-1 Skënderbeun në Korçë. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke fituar 25-18 setin e parë, por më pas në fushë dominojnë shijakasit. Skuadra mike fiton 25-22, 25-15 e 25-18 tri setet e tjera, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Elbasani – Teuta, 0-3

Vllaznia – Studenti, 3-1

Skënderbeu – Erzeni, 1-3

Tirana – Partizani, 3-1

Renditja: Partizani 18 pikë, Tirana 18 pikë, Erzeni 17 pikë, Vllaznia 12 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Teuta 5 pikë, Studenti 4 pikë, Elbasani 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat