Drita e Gjilanit, kampione në fuqi dhe kampione vjeshtore, është përforcuar me një superlojtare, Renele Forde.
Kryetrajneri Lorik Ilazi synon që ekipin të ketë sa më të fortë në të gjitha repartet veçmas pankinën e fortë.
Drita po bëhet gjithnjë e më fuqishme në kampionatin tonë por synime ka që të jetë edhe më denjë për sfidat edhe në ligën Kosovë – Shqipëri.

Renele Forde
“Drita përforcohet në pozitën kryesore, atë të pasueses!
Ekipit tonë i bashkangjitet pasuesja shtatëlartë me përvojë te madhe Renele Forde.
Renele vjen te Drita pas një përvoje të madhe ndërkombëtare e cila luan në pozitë e pasueses që në volejboll është pozita kryesore e organizimit të lojës, që ndryshe kjo pozitë njihet edhe me emrin ‘Ideatore e Lojës’.
Renele Forde nga Trinidad Tabago, e lindur ne vitin 1990 dhe me një gjatësi 191 cm, ka një karrierë të bujshme, Renele shumë herë ishte lojtarja më e mirë në shtetin e Trinidad Tabago dhe gjithashtu anëtare e rregullt e kombëtares së saj nëpër shumë kompeticione të ndryshme dhe me nivel të lartë botërorë.
Ajo filloj lojën e volejbollit në shtetin e Trinidad Tabago dhe qysh nga viti 2006 si 16 ishte pjesë e kombëtares fillimisht si juniore e mandej edhe seniore ku ishte edhe kapitene e kombëtares.
Aktivizimi në kombëtaren e Trinida Tabagos:
Juniore:
2005-2007 ne kampionatin Karaibeve dhe atë të Kontinenteve në NORCECA, duke qenë shumë fituese e trofeve dhe e Zgjedhur lojtarja më e mirë MVP në vitin 2007 dhe pasuesja më e mirë.
Seniore:
2007-2018 dhe atë nga viti 2015 kapitene e kombtares.
Pjesëmarrëse në garat e Karaibeve, Pan Amerikane si dhe atyre kontinentale NORCECA.
Pjesë e kompeticioneve si:
2009, 2013 dhe 2017 Kualifikimeve për Kampionatin Botërorë,
2017 FIVB Ëorld Grand Prix
2018 FIVB Ëorld Championship (Pjesë e Kampionatin Botërore me Trinidad&Tabago si kapitene ekipit)
Ekipet ku zhvillojë karrierën:
2008-2010 University of Central Florida “UCF” nga USA në NCAA DivisionI
2010-2011 Florida International University “FIU” nga USA në NCAA DivisionI
2017 Svedala VBK nga Suedia në Ligën me kualitatvi Suedeze
2017 Lefke Avrupa Universitetesi nga Qipro Turke Niveli me i lartë, ekip me të cilin fitoj Kampionatin dhe Superkupën dhe vazhdojë deri në ndaljen nga pandemia COVID19.
2021 Top Speed nga Taiëan në Nivelin më të lartë
2022 KV Fushë Kosova
Tani e tutje në KV Drita”, njofton KVF Drita.