MKRS licencon Federatën e Volejbollit të Kosovës

Volejboll

MKRS licencon Federatën e Volejbollit të Kosovës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 18:25
Ministri Çeku dhe Gjinovci

MKRS licencon Federatën e Volejbollit të Kosovës!

@Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku sot priti në takim presidentin e FVK-së, Bahri Gjinovci dhe nënkryetaren Mimoza Shkodra, së bashku me përfaqësues të federatave tjera të Kosovës.

Në takimin e krerëve të FVK-së me homologët nga federatat tjera, ministri Çeku, në praninë edhe të zëvendësministres Daulina Osmani, nënshkroi dhe dorëzoi zyrtarisht licencën për presidentin Gjinovci.

FVK falenderon MKRS-në për pritjen dhe vlerësimin e punës së punonjësve në volejbollin kosovar@, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat