Vllaznia largon volejbollistet e huaja

Volejboll

Vllaznia largon volejbollistet e huaja

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:08
Vllaznia largon volejbollistet e huaja

Revolucion te skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra pas përfundimit të gjysmës së parë të sezonit. Skuadra shkodrane ka larguar 3 volejbollistet e huaja që pat marrë në fillim të sezonit.

Bëhet fjalë për dy bjelloruset Anna Knyzeva e Dayra Auramchyk si dhe rusen Pronina Lyuboc.

Duket se impakti i tyre te skuadra shkodrane nuk ishte ai që pritej, aq sa Vllaznia renditet e katërta në renditjen e Superligës, pas Partizanit, Skënderbeut e Tiranës, duke mos qenë dhënë atë që pritej edhe në eventet e tjera, si Kupa e Shqipërisë e Liga “Gjergj Kastrioti”.

Gjithsesi, klubi ka ndërhyrë për të mos lënë bosh gjatë këtë boshllëk, duke rikthyer në ekip tri volejbolliste shkodrane. Kështu, është rikthyer kapitenia Klodeta Zhivani, shtatlarta Daniela Kodra (nga Italia) e së fundi edhe shuterja Mandisa Kuçi (kishte patur përplasje me lojtarët e huaja).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat