Partizani mposht Barleti Volley, shkon +7 pikë nga rivalët

Volejboll

Partizani mposht Barleti Volley, shkon +7 pikë nga rivalët

Më: 9 mars 2023 Në ora: 13:01
Partizani

Partizani në volejboll për femra fitoi 3-0 ndaj Barleti Volley, në takimin e prapambetur për javën e 11-të të Superligës (25-23, 25-23, 25-20).

Një përballje interesante luajtur në “Asllan Rusi”, kun ë të trija setet ekipet kanë rivalizuar mes tyre.

Për Partizanin, që kryeson pa asnjë humbje kampionatin, ishte një fitore disi e vështirë, pasi barletaset u përpoqen të fitojnë ndonjë set, por pa sukses. Përvoja e lojtareve të skuadrës së “kuqe” bëri diferencën në parket në momentet vendimtare.

Një fitore që çon Partizanin në kuotën e 33 pikëve, duke u shkëputur +7 pikë nga vendi i dytë, ndërsa Barleti qëndron në zonën play off. Nesër luhet edhe një tjetër ndeshje e prapambetur e kësaj jave, Teuta-Skënderbeu.

Java e 11-të, e prapambetur

Patrizani – Barleti Volley, 3-0

Teuta – Skënderbeu, 10 mars

Renditja: Partizani 33 pikë, Tirana 26 pikë, Skënderbeu 25 pikë, Barleti Volley 17 pikë, Vllaznia 15 pikë, Lushnja 9 pikë, Teuta 3 pikë, Korabi 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat