CEV mban seminar, pjesëmarrës edhe Blendi Haxhikadrija

Volejboll

CEV mban seminar, pjesëmarrës edhe Blendi Haxhikadrija

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:40
CEV mban seminar

CEV mban seminar, pjesëmarrës edhe Blendi Haxhikadrija!

22 menaxherë projektesh të angazhuar në "CEV School Project" nga po aq Federata të Volejbollit, punuan së bashku të hënën dhe të martën në Luksemburg, ku ishte i pranishëm edhe administratori i "CEV School Project" për Kosovë, Blendi Haxhikadrija.

Administratorët e "CEV School Project" u ndanë në grupe dhe diskutuan idetë se si të trajtojnë objektivat dhe pengesat brenda Federatave të tyre Kombëtare për të rritur lojën dhe për të përmirësuar projektin e tyre të dhënë nga CEV.

Mbledhja inkurajoi të gjithë partnerët të mendojnë në mënyrë kritike për metodat e tyre aktuale në aktivitetet e "CEV School Project", dhe u janë parashtruar shembuj rreth hapave që mund të ndërmarrin Federatat për të përmirësuar kualitetin dhe kuantitetin e zhvillimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat