Gjinovci: Ju e keni shkruar historinë në Ankara

Volejboll

Gjinovci: Ju e keni shkruar historinë në Ankara

Më: 18 prill 2023 Në ora: 20:58
Gjinovci me lojtare

Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, të martën e ka vizituar Kombëtaren U17 në konkurencën e vajzave, të cilat për 11 ditë do të jenë pjesë e kampit përgatitor, në prag të ndeshjeve të rradhës.

Gjinovci e ka përgëzuar nga përzgjedhësin Donald Suxho dhe vajzat, për punën, përkushtimin dhe dashurinë ndaj fanelës së Kombëtares.

“Ju e keni shkruar historinë në Ankara, me paraqitjet fantastike që i keni patur.

Do ta keni mbështetjen e secilit prej nesh që edhe në këto kualifikime të dalim faqebardhë” - është shprehur Gjinovci në fjalën e tij para vajzave dhe stafit të Kombëtares.

Në ditën e 9-të nga gjithsej 11 ditë sa do të qëndrojnë në Istog, volejbollistet e reja e kanë shfrytëzuar në maksimum këtë grumbullim, para sfidave të rrethit të dytë kualifikues të CEV Kampionatit U17 të Evropës.

Përzgjedhësi Donald Suxho është shprehur shumë optimist para sfidave të rradhës, të cilat Kombëtarja U17 i nis të premten.

Ndeshjen e parë Kosova e luan ndaj Estonisë, të premten më 21 prill 2023, në orën 17:00.

Në takimin e dytë më 22 prill 2023, përballë Kosovës është Ukraina, me ndeshjen që zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshjen e tretë dhe të fundit, Kosova e zhvillon ndaj Belgjikës, të dielën më 23 prill 2023 nga ora 20:00.

Rrethi i dytë i kualifikimeve organizohet në Prishtinë nga 21-23 prill 2023, me ndeshjet që luhen në Pallatin “1 Tetori” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat