Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

Volejboll

Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

Më: 28 prill 2023 Në ora: 20:36
Partizani

Partizani është shpallur sot kampion i Shqipërisë në volejbvoll për femra për sezonin sportiv 2022-2023, në një kampionat që e dominoi nga java e parë deri në fund.

Kryeqytetaset fituan sot në mbrëmje 3-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e luajtur në “Asllan Rusi” në finalen e pestë play off, duke fituar 3-2 me ndeshje.

Faktori fushë ishte vendimtar në këto finale, me të “kuqtë” që i fituan të trija ndeshjet në fushën e tyre, ndërkohë që Skënderbeu riktheu dy herë ekuilibrat, por pa mundur të fitojë sot në takimin e fundit sezonal. Për Partizanin, ky është titulli i pestë në historinë e tij.

Një ndeshje emocionuese, në një pallat sporti të mbushur plot, që shijuan një sfidë të ekuilibruar dhe me rivalitet. Të dyja skuadrat synuan fitoren, por këtë herë triumfoi Partizani, që pasi humbi finalet e Kupës së Shqipërisë dhe atë të Ligës “Gjergj Kastrioti”, ngriti lart trofeun e kampoionatit.

Ndeshja nis më mirë për Partizanin, që dominon në setin e parë, duke fituar 25-21. Në të dytin vjen replika e skuadrës korçare, që luan më mirë dhe fiton 25-20, duke barazuar shifrat. Gjithsesi, skuadra kryeqytetase merr sërish frenat e lojës në dorë, duke fituar 25-18 setin e tretë.

Partizani nuk e ul ritmin as në setin e katërt, ku ka vazhdimisht epërsi, duke fituar 25-15 dhe krejt ndeshjen 3-1. Nis festa për ekipin e Partizanit, që rikthehet kampion pas një viti, duke shkurorëzuar pikërisht Skënderbeun, që dorëzon trofeun. Një triumf i merituar për Partizanin, që rikthehet në elitën e volejbollit shqiptar.

Finalet play off-Femra

Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 3-1

Nd.2, Skënderbeu – Partizani, 3-0

Nd.3, Partizani – Skënderbeu, 3-2

Nd.4, Skënderbeu – Partizani, 3-1

Nd.5, Partizani – Skënderbeu, 3-1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat