Ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare ish-lojtarja

Volejboll

Ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare ish-lojtarja

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:19
Ana Paula Borgo

Ish-lojtarja e përfaqësueses braziliane të volejbollit, Ana Paula Borgo, ka ndërruar jetë këtë të enjte, në moshën 29-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë (kancer), njoftoi klubi i saj.

“Fluminense shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e Paula Borgos, e cila nderoi ngjyrat e volejbollit Tricolor në sezonin 2019-2020”, ka publikuar në rrjetet sociale klubi i Rio de Zhaneiros, i fundit ku e ndjera performoi në Brazil para se të nisej për në Evropë.

Shtatorin e kaluar, Borgos iu zbulua një tumor në stomak gjatë periudhës së provës për të nënshkruar me Baruerin, klubin me të cilin do të luante në Superligën braziliane pas kthimit nga Bergamo në Itali.

Pas largimit nga Fluminense, ajo luajti për ekipet turke Kale dhe Nilufer.

Me përfaqësuesen e Brazilit, Borgo ishte nënkampione e Ligës së Kombeve në vitin 2019 dhe fitoi Paraolimpiadën për Lojërat e Tokios, pa harruar faktin që fitoi Kupën e Botës U-23 në Turqi, në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat