Gjilani është shndërruar në kryeqytet të volejbollit 

Volejboll

Gjilani është shndërruar në kryeqytet të volejbollit 

Nga: K. Goca Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:26
Pamje nga finalja në Gjilan

Gjilani ka mahnitur edhe sportet e tjera me shikueshmërinë rekorde në finalen e pestë të volejboll (fermat).

Mbi 3 mijë shikues në finalen Drita - Skenderaj.

Raportohet se rreth 1 mijë veta kanë mbetur jashtë palestrës, pasi që nuk kishte vend brenda palestrës për të gjithë të interesuarit.

Bukuria tjetër është se hyrja ka qenë me bileta dhe një interesim rekord, ka vërtetuar edhe një herë se Gjilani është kryeqytet i volejbollit në konkurrencën e femrave.

Panoramë e bukur e sportit skofiar, rivalitet në terren e shikueshmëri rekorde.       

Brenda dy ditëve volejbollit thyen dy rekorde, rreth 2 mijë shikues (e premte, përplot salla në Skenderaj) në finalen e katërt Skenderaj – Drita dhe mbi tre mijë veta në finalen e pestë (në Gjilan) Drita – Skenderaj.

Ky është imazhi për këtë sport, falë punës së madhe që bëhet nga Lorik Ilazi me stafin e tij në Gjilan dhe Agron Istogu e Yll Kadriu në Skenderaj.

Këta janë shembujt më të mirë, me punë e cilësi edhe shikueshmërinë e ke në numër rekord. Po flasim për cilësi të ligës tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat