Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22, në konkurrencën e femrave ka arritur të fitoj titullin e Kampionit Ballkanik.
Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari të drejtuara nga Vildane Jashari në finale kanë mposhtur kombëtaren turke me rezultat 2:1 në sete (21:19, 18:21, 15:4).
Gara është mbajtur në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dyshja Avdullahu/Jashari gjatë tri ditëve të garës kanë treguar lojëra cilësore.
Ky sukses i madh tregon se Kosova ka talent dhe potencial të madh në beach volley dhe vajzat tona janë burim frymëzimi për brezat e ardhshëm të sportisteve.