Prishtina ‘75 kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Volejboll

Prishtina ‘75 kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Më: 21 mars 2025 Në ora: 12:15
Pamje nga ndeshja

Prishtina ‘75 ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas një përballjeje të vështirë dhe fitores 3:1 ndaj Fushë Kosovës.

Seti i parë ishte mjaft i ngushtë, me Prishtina ‘75 që e fitoi 26:24, por Fushë Kosova reagoi menjëherë duke barazuar ndeshjen me fitoren 22:25 në setin e dytë.

Megjithatë, ekipi kryeqytetas rikuperoi avantazhin me një fitore 25:21 në setin e tretë dhe e mbylli ndeshjen me një tjetër fitore të ngushtë 25:22 në setin e katërt.

Me këtë triumf, Prishtina ‘75 siguron një vend në gjysmëfinale dhe vazhdon rrugëtimin në Kupën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat