Ferizaj arrin suksesin më të madh në histori të saj, prek finalen e Kupës së Kosovës

Volejboll

Ferizaj arrin suksesin më të madh në histori të saj, prek finalen e Kupës së Kosovës

Më: 29 mars 2025 Në ora: 23:15
Ferizaj

Ferizaj siguroi një vend në finalen e Kupës së Kosovës, duke triumfuar me rezultat të pastër 3:0 ndaj Prishtina ’75.

Skuadra ferizajase dominoi sfidën, duke treguar cilësi dhe përvojë në momentet vendimtare të lojës.

Në finalen e madhe, Ferizaj do të përballet me Skënderajn, në një duel që do të vendosë fatin e trofeut të Kupës së Kosovës për këtë edicion.

Finalja e vajzave zhvillohet të hënën nga ora 20:15, në Pallatin e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat