Nderohen dy personalitete për kontributin në volejbollin e Kosovës

Volejboll

Nderohen dy personalitete për kontributin në volejbollin e Kosovës

Më: 1 prill 2025 Në ora: 12:08
Arif Krasniqi, Bahri Gjinovci e Gazmend Ballabani

Përpara finaleve të Kupës së Kosovës në volejboll, Federata e Volejbollit e Kosovës nderoi dy personalitete të shquara të këtij sporti, Arif Krasniqin dhe Gazmend Ballabanin, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e volejbollit kosovar ndër dekada.

“Arif Krasniqi – Një emër i njohur për rolin e tij në ngritjen e volejbollit, si ish-kryetar i Elektroekonomisë, me të cilën skuadër arriti deri në Ligën B të ish-Jugosllavisë. Më pas, ai vazhdoi të kontribuojë me KEK-un, duke e mbajtur gjallë traditën e volejbollit edhe pas luftës dhe duke ndihmuar brezat e rinj të sportistëve.

Gazmend Ballabani – Një figurë e shquar në arbitrimin e volejbollit, i cili në periudhën e pasluftës ishte ndër më të dalluarit në ndarjen e drejtësisë. 

Me profesionalizmin dhe integritetin e tij, ai la një trashëgimi të çmuar, duke ngritur standardet për gjeneratat e ardhshme të gjyqtarëve të volejbollit.

Mirënjohjet në formë plaketash u ndanë nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, në një ceremoni të mbajtur në Pallatin e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, duke i dhënë një vlerë të veçantë kësaj dite të rëndësishme për volejbollin kosovar.

FVK shpreh mirënjohjen më të madhe për kontributin e këtyre dy personaliteteve, të cilët kanë ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e këtij sporti dhe në formimin e traditave të volejbollit tonë”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat