Prishtina ‘75 e përmbylli sezonin e rregullt me fitore, duke siguruar vendin e pestë në tabelë dhe një vend në Play-Off.
Kryeqytetaset u treguan dominuese ndaj Gjinocit, duke triumfuar me rezultat 3:0 dhe duke siguruar përballjen me Dritën në çerekfinale të Play-Off-it.
Nga ana tjetër, Gjinoci e mbyll kampionatin në vendin e parafundit dhe do të ketë edhe një mundësi për të qëndruar në elitë përmes Play-Out-it.
Në këtë duel vendimtar, ato do të përballen me skuadrën e dytë të Superligës B, KV Klinën, për një vend në Raiffeisen Superligën A.
Sistemi i Play-Off-it:
Dy skuadrat e para (Fer Volley & Skenderaj) shkojnë direkt në gjysmëfinale.
Në çerekfinale:
• Vendi i 3-të (Ferizaj) ndeshet me të 6-tin (Fushë Kosova).
• Vendi i 4-të (Drita) përballet me të 5-tin (Prishtina ‘75).
Në gjysmëfinale:
• Lideri (Fer Volley) do të përballet me fituesin e çiftit 4/5.
• Vendi i dytë (Skenderaj) sfidon fituesin e çiftit 3/6.
Play-Off-i premton duele të forta, ndërsa Gjinoci kërkon mbijetesën në Play-Out!