Fer Volley nga Ferizaj ka siguruar finalen e madhe të Raiffeisen Superligës A për femra, pasi mposhti Prishtina ’75 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat të pastër 0:3.
Vajzat nga Ferizaji e vazhduan serinë perfekte në këtë edicion, duke e regjistruar edhe fitoren e 23-të radhazi pa asnjë humbje në kampionat.
Seti i tretë ishte më i luftuar, por përvoja dhe qetësia e Fer Volley bëri diferencën në momentet vendimtare.
Tashmë, Fer Volley pret në finale fituesin e serisë tjetër gjysmëfinale mes Skenderajt dhe Ferizajt.