Kosova kalon në fazën e eliminimeve

Volejboll

Kosova kalon në fazën e eliminimeve

Më: 30 maj 2025 Në ora: 15:11
Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi

Kosova kalon në fazën e eliminimeve në BVA Kampionatin Ballkanik të Beach Volley

Dyshja e Kosovës në beach volley, Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, po shkëlqen në Kampionatin Ballkanik (BVA), që po zhvillohet këtë fundjavë. 

Pas vetëm dy ditësh garë, ata kanë arritur të sigurojnë dy fitore të rëndësishme, duke kaluar me meritë nga faza e grupeve në fazën e eliminimeve.

"Në ndeshjen e parë të ditës së dytë, Kosova u përball me Turqinë, një nga skuadrat më të forta të rajonit. 

Pavarësisht përpjekjeve, dyshja jonë u mposht me rezultatin 0:2 (12-21; 19-21), me setin e dytë që tregoi përmirësim të ndjeshëm dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.

Por ishte përballja me Rumaninë ajo që solli fitoren e dytë dhe kualifikimin e merituar! 

"Ndeshja nisi me një set të parë shumë të luftuar, të cilin kosovarët e humbën ngushtë me rezultat 20:22. 

Megjithatë, me vendosmëri dhe energji të re, Bajrami/Maliqi e dominuan setin e dytë 21:13 dhe vulosën gjithçka në setin final me rezultat 15:9, duke siguruar kështu një fitore të madhe dhe kalimin më tej në garë!

Kosova është krenare për djemtë tanë, të cilët po e përfaqësojnë vendin me dinjitet në arenën ndërkombëtare!

Në këtë kampionat, Kosova po përfaqësohet edhe në konkurrencën e vajzave, me dyshen Ramadani/Avdyli, të udhëhequra nga trajneri Edon Ibrahimi. 

Edhe pse kanë dhënë maksimumin në fushë, vajzat kanë pësuar dy humbje në fazën e grupeve:

Rumania – Kosova 2:0 (21-18; 21-17)
Turqia – Kosova 2:0 (21-18; 21-16)

Pavarësisht rezultateve, përvoja dhe përkushtimi i tyre janë dëshmi e përfaqësimit të denjë të Kosovës në këtë ngjarje të madhe ballkanike", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat