Në kuadër të Kampionatit Ballkanik për grupmoshën U19 (vajzat), Kombëtarja e Kosovës është përballur me favoritin e garës, Turqinë.
"Ndeshja u mbyll me fitoren 3-0 për ekipin turk, i cili dominoi në të tri setet:
Seti i parë: 25-15
Seti i dytë: 25-9
Seti i tretë: 25-16
Pavarësisht rezultatit, kjo përballje përbën një përvojë të vlefshme për ekipin tonë të ri, që vazhdon të grumbullojë përvojë ndërkombëtare dhe të matet me ekipet më të mira të rajonit.
Ndeshjen e rradhës Kosova e zhvillon nesër ndaj Maqedonisë së Veriut, nga ora 13:00.
Vazhdojmë me përkushtim në ndeshjet e radhës!", thuhet nga FVK.