Volejbollsitja Driola Ajvazi mbetet besnike e kampiones së Kosovës, Fer Volley nga Ferizaj. Volejbollistja me ekipin e saj ka synime të mëdha edhe në edicionin e ri.
“Klubi Fer Volley ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me një prej lojtareve që kanë qenë pjesë e projektit tonë që nga dita e parë – Driola Ajvazi.
Edhe pse sezoni i kaluar nuk ishte ndër më aktivët për të, Driola ka treguar gatishmëri për të qenë pjesë e grupit në çdo moment dhe ka kontribuar në vazhdimësinë e identitetit tonë si klub.
Me rinovimin e saj, klubi konfirmon besimin ndaj lojtareve që kanë qenë pjesë e ndërtimit të skuadrës dhe që mbeten të rëndësishme për strukturën dhe vazhdimësinë e grupit”, njofton Fer Volley.