Ish volejbollistja e mirënjohur, Edona Gjinolli, shprehet se gazeta “Bota sot” ka qenë frymëzim për sportistet ndër vite.
Ish reprezentuesja e Kosovës tha se “Bota sot” pareshtur ka përkrahur dhe afirmuar edhe sportin femëror posaçërisht volejbollin.
“Në 30 vite rrugëtim, gazeta ‘Bota sot’ ka qenë më shumë se një zë i së vërtetës – ka qenë mbështetje e palëkundur edhe për ne sportistët.
Si volejbolliste, e di sa shumë ka vlejtur fjala dhe vëmendja e kësaj gazete për sportin dhe sukseset tona.
Urime përvjetori ‘Bota sot{ – falëminderit që nuk na harrove asnjëherë!”, ka uruar Gjinolli.