Kroacia është gati për sfidën me kombëtaren e Kosovës.
Vashat kroate synojnë fitore, ndërsa Dardanet të bëjnë paraqitje dinjitoze.
“Ekipi kroat i volejbollit për femra, është para ndeshjes së fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Ndeshja luhet të shtunën, më 9 gusht në Osijek në orën 19:00.
Kundër Kosovës, e cila është e fundit në Grupin G, pa asnjë fitore ose një set të fituar, vajzat tona kanë nevojë për një fitore të pastër”, shkruan ndër të tjera në faqen e Federatës së Volejbollit e Kroacisë.
Kapitenia e Kroacisë, Martina Shamadan, është optimiste para ndeshjes: "Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për ne që të kualifikohemi në Kampionatin Evropian dhe jam e sigurt se do ta arrijmë.
Nuk na interesojnë llogaritje të tjera matematikore, po shkojmë për një rezultat të pastër 3:0.
I kemi mposhtur një herë me rezultatin maksimal, kështu që besoj se do ta bëjmë përsëri.
Sigurisht që kemi potencialin dhe cilësinë".
Osijeku është një qytet që e njeh mirë volejbollin, kështu që mbështetja nga tribunat mund t'i tërheqë vajzat kroate drejt fitores.
"Ne gjithmonë na pëlqen të luajmë në Osijek, ka një atmosferë të mirë në tribuna, publiku na brohorasin dhe na ndjek, gjë që do të thotë shumë për ne.
Jam e sigurt se do t'ua shpërblejmë me një fitore dhe një vend të sigurt në Kampionatin Evropian", thotë Shamadan.