Era Elezaj firmos me ekipin turk

Volejboll

Era Elezaj firmos me ekipin turk

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 23:02
Era Elezaj - majtas

Volejbollistja e talentuar, Era Elezaj, do të vazhdojë karrierën në klubin turk, Kuzeyboru.

Lajmi bëhet i ditur nga skuadra e Fushë Kosovës.

Elezi vlerësohet prej talenteve më të mëdha që pritet të dëshmojë veten në volejbollin turk.

“Një lajm i madh për klubin tonë dhe volejbollin e Kosovës, talentja e klubit tonë Era Elezaj, vetëm 16 vjeçare, ka arritur një marrëveshje me ekipin gjigand turk "Kuzeyboru", për të vazhduar rrugëtimin e saj në njërën prej ligave më të forta të Evropës.

Era e nisi volejbollin në qytetin e saj të lindjes, Pejë, tek ekipi "Suti Sport", ku me punën e madhe të trajnerëve, talenti i saj jo vetëm që u shfaq, por edhe u formua një kampione e re. Qysh në vitin e parë, ajo arriti të ndihmojë ekipin e saj të shpallet kampion me të gjitha gjeneratat.

Ambiciet e saj për të vazhduar rrugëtimin në Superligën A dhe të sfidohet më shumë, e nxitën të nënshkruante me klubin tonë, ku me mjaft sukses ishte pjesë e ekipit përgjatë gjithë sezonit 2024-2025.

Edhe pse me shtatëlartësinë e saj dhe titujt që bartë mbi supe ( Kampione U16, U18, nenkampione U21) nuk arriti te i bind trajnerët e Kombëtares se Kosovës U19 që ta ftojnë në kombëtare, lëre që nuk e ftuan në listeë përfundimtare por as ne listën e gjerë selektuese!

Por, këtë vlerësim nuk e patën ekspertët e volejbollit evropian, fakt që solli disa oferta, ndër to edhe një prej më seriozeve nga klubi turk "Kuzeyboru", me të cilin Era ka nënshkruar marrëveshjen”, - njofton KV Fushë Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat