Dinamo e Pogradeci, “poker” fitoresh në kampionatin e vajzave

Volejboll

Dinamo e Pogradeci, “poker” fitoresh në kampionatin e vajzave

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 19:47
Dinamo

Superliga e volejbollit të femrave ka hapur dje javën e katërt me dy takime, në Tiranë dhe Shkodër. Dinamo dhe Pogradeci vijojnë të njohin vetëm fitore, teksa shënuan sukseset e radhës, përkatësisht ndaj Teutës në shtëpi dhe Vllaznisë në transfertë.

Ashtu siç pritej, vajzat blu të Orlando Kojës nuk falën në fushën e tyre, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 kundër Teutës.

Ndeshja e zhvilluar në Farkë foli për 20-herë kampionet e Shqipërisë, të cilat i mbyllën llogaritë për 66 minuta lojë, duke vijuar kështu të komandojnë kampionatin me pikë të plota. Sfida nisi me 5 pikë radhazi për Dinamon, por më pas Teuta u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë, duke vendosur ekuilibrat.

Por, gradualisht doli në pah kualiteti i kryeqytetaseve, të cilat u shkëputën, ndërsa në fund me një “ace” nga Sonia Sulejmani fiksuan shifrat 25-15 në setin e parë. I dyti nisi më mirë për durrsaket, të cilat shkuan deri në 5-8, por më pas erdhi përmbysja e shpejtë e vendëseve, teksa e morën setin 25-20

. Fraksioni i tretë nuk kishte histori, me Dinamon që komandoi që prej fillimit, duke e fituar setin thellë, 25-12, për të futur në kasafortë 3 pikët e radhës në kampionat.

Stephanie Goulart me 12 pikë, Emi Bregu me 11 si dhe Anastasia Atepalina me 10, udhëhoqën ofensivën blu. Për Teutën shënuesja më e mirë ishte Lorgeta Avdyli, autore e 11 pikëve, me vajzat e trajnerit Edmond Jazexhi që mbeten në fund të fundit, pa marrë ende asnjë set në katër ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat