KV Vëllaznimi U16 mysafir nderi në Bullgari!
Komuna e Plevenit në Bullgari ka ftuar ekipin e KV Vëllaznimi U16 për të marrë pjesë në një turne dyditor ndërkombëtar që po mbahet në këtë qytet, ku ndër pjesëmarrësit është edhe nënkampioni i Bullgarisë U16.
Turneu po organizohet nga klubi Spartak Pleven në bashkëpunim me Komunën e Plevenit, e cila ka shprehur mirënjohje të veçantë për pjesëmarrjen e ekipit nga Kosova.
Në shenjë nderimi, organizatorët kanë nderuar KV Vëllaznimi U16 me një mirënjohje të veçantë, duke vlerësuar kontributin dhe përfaqësimin dinjitoz të klubit në këtë aktivitet sportiv ndërkombëtar.