Prishtina ’75 merr fitore të madhe në Ferizaj!
Në një përballje dramatike që zgjati plot pesë sete, Prishtina ’75 arriti të përmbysë rezultatin e Ferizajt dhe të marrë fitoren e dytë 2:3 (25:15, 22:25, 25:8, 24:26, 8:15) në këtë edicion të Raiffeisen Superligës A në volejboll.
Pas një nisjeje të fortë të Ferizajt, prishtinaset treguan karakter të lartë, duke fituar setin e katërt në limite dhe më pas duke dominuar në të pestin për ta mbyllur ndeshjen me triumf 3:2.
Për Ferizajn kjo ishte humbja e dytë, ndërsa Prishtina ’75 vazhdon serinë pozitive.