Drita merr kreun e tabelës! Vëllaznimi mbetet në 0 pikë 

Volejboll

Drita merr kreun e tabelës! Vëllaznimi mbetet në 0 pikë 

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 12:48
Drita

Drita nga Gjilani po vazhdon serinë e fitoreve pa humbje, duke shënuar triumfin e katërt radhazi dhe duke mbetur në krye të tabelës së Raiffeisen Superligës A në volejboll.

Drita e ka mposhtur me rezultat 3:0 (25:17, 25:7, 25:17) ndaj Vëllaznimit.

Skuadra gjilanase dominoi në të gjitha aspektet e lojës, duke mposhtur bindshëm Vëllaznimin me rezultat të pastër 3:0.

Në anën tjetër, gjakovarët ende nuk kanë arritur të grumbullojnë pikët e para pas rikthimit në elitë.

Drita merr kreun me 11 pikë por ka një ndeshje më shumë se Skënderbeu që gjendet në pozitën e tretë me 9 sosh dhe Vëllaznimi është në fund me 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat